Polonia merr sot presidencën e BE-së

Jul 1, 2011 | 9:15

Polonia merr sot përsipër presidencën e Bashkimit Evropian. Vendi më i madhë ish komunist anëtar i BE-së, ka dëshirë të fuqizojë tregun e përbashkët duke thënë se kjo e mbështet prosperitetin evropian.

Gjithashtu ka dëshirë që të shtyjë para zgjerimin e bllokut drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të rindërtoj besimin në institucione. Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski, ka thënë se Polonia ka dëshirë “të rivendos besimin në projektet e përbashkëta”.

Varshava gjithashtu dëshiron të promovoj edhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe bashkëpunimin ushtarak brenda BE-së.

Zyrtarët kryesor të BE-së, Udhëheqësi i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompoy, do të marrin pjesë në festimet që priten të mbahen për marrjen e presidencës gjashtë mujore nga ana e Polonisë.

© Panorama.al

Te lidhura