VARSHAVE- Evropa mban frymën. Pas një ceremonie hapëse emocionuese, ka ngritur siparin e vet edhe Kampionati i 12-të Europian i Futbollit, me ndeshjen hapëse mes Polonisë, njërit nga vendet mikpritëse të këtij turneu të rëndësishëm kontinental, dhe Greqisë, skuadrës fituese të “Euro 2004, në Portugali.
Polonia, njëri nga vendet mikpritëse të këtij Europiani, ka regjistruar barazimin (1-1), e parë të këtij turneu vere. Po ashtu, në ndeshjen e parë të finaleve të “Euro 2012” janë konsumuar edhe të gjitha “aktet” e tjera të një ndeshjeje futbolli, sikurse janë penalltia, kartonët e verdhë dhe të kuq. Ky i fundit, i pari në këtë kompeticion, mban emrin e grekut Papastathopulos, që është ndëshkuar afër fundit të pjesës së parë, duke i lënë grekët me një forcë më pak në fushën e lojës, përballë vendësve, që kishin kaluar në epërsi më herët, qysh në minutën e 17-të, ndërsa i dyti u akordua për portierin Shezni të vendësve, në minutën e 68-të. Goli i parë i këtij Europiani mban autorësinë e Levandovskit, që ka ndëshkuar helenët, duke shtruar rrugën e fitores së të tijve.
Ceremonia hapëse
Rreth 20 minuta para ndeshjes hapëse të kampionatit evropian, mes Polonisë dhe Greqisë, e cila startoi në orën 18:00, u zhvillua edhe spektakli që simbolizon “çeljen” e kompeticionit. Ishte programuar një koreografi festive, e cila zgjati disa minuta dhe në të morën pjesë plot 800 vullnetarë, në statusin e valltarit, apo me kontribut të përafërt me të. Ideatori i të gjithë koreografisë ishte Marko Balish, i cili ka organizuar edhe ceremoninë hapëse në Lojërat Olimpike 2002 dhe 2006 dhe për hapjen e stadiumit të Juventusit. Ndërkohë, në piano luajti hungarezi Adam Giorgi, i cili është një i pasionuar i futbollit, madje ka qenë edhe pjesë e kombëtares së minifutbollit të vendit të tij.
Për më shume lexoni në çdo moment KETU
© Panorama.al











