Pollo: Pr/ligji për Censusin, përmirësim i ligjit të vitit 2000

Jun 28, 2011 | 14:57

TIRANE- Permiresim te ligjit te vitit 200o e ka quajtur ministri për Inovacionin dhe TIK, Genc Pollo, projektligjin per Censusin, per te cilin Kuvendi dha voten pro per kalimin me procedure te pershpejtuar.

“Projektligji, që u përfshi sot, në kalendarin e Kuvendit, është një përmirësim i ligjit të vitit 2000 për Censusin. Sipas ligjit të vitit 2000, kushtëzohet që të dhënat e Censusit, pra të dhënat që vilen me anketim, të hidhen në Regjistrin Civil dhe të marrin forcë ligjore. Sot kjo gjë, jo vetëm është e tejkaluar, por është edhe e dëmshme nëse do të zbatohet”- tha Pollo.

Sipas tij, 11 vjet më parë ne nuk kishim as Regjistër Kombëtar Civil të kompjuterizuar dhe as lista zgjedhore të nxjerra prej tij, që do të ishin të besueshme e të pakontestuara.

“Sot ia kemi arritur të kemi një Regjistër Kombëtar Civil ndër më të mirët në rajon dhe Evropë, si dhe lista zgjedhore të besueshme. Pra lidhja Census–Regjistër abrogohet me projektligjin e sotëm. Të dhënat e vjelura nga censusi do të kenë vetëm kuptim statistikor dhe nuk mund të lidhen me identitetin e personit apo të banesës”- theksoi ai.

Projektligji parashikon edhe një gjobë prej 1 milionë lekë për këdo që shkel normat ligjore apo për cilindo që bën deklaratë të rremë në procesin e censusit.

Pollo ka sqaruar se ne te ka edhe dispozita të tjera që përmirësojnë standardet teknike të ligjit, sidomos ato të mbrojtjes së të dhënave personale.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura