
TIRANE- Policia e Shtetit ka njoftuar sot se një shtetas italian rezulton i humbur që prej 16 ditësh. Ai ka qene duke zhvilluar një ekskursion në Malin e Zi, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.
Sipas njoftimit, Otonello Giovanni Battista, 72 vjeç, banues në Milano ka humbur kontaktet me familjarët e tij.
Autoritetet malazeze janë zhvilluar operacione kërkimi, por pa ndonjë rezultat, nderkohe qe nga familjarët e të humburit dhe autoritetet malazeze nuk përjashtohet mundësia, që ky shtetas të ketë kaluar në territorin e vendit tone dhe në këtë kontekst është kërkuar dhe bashkëpunimi i Policisë së Shtetit.
© Panorama.al











