Policia referoi në SPAK deputetet e opozitës për kaosin në Parlament, reagon ashpër Vasili: Ka shërbyer si krahu i armatosur i qeverisë! Nga mbrojtëse e qytetarëve është kthyer në…

Dec 8, 2023 | 12:49
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër pasi policia ka referuar në Prokurorinë e Posaçme deputetët e Berishës dhe Bardhit, pas kaosit të krijuar në Parlament gjatë seancës plenare më 7 Dhjetor, ku PS miratoi buxhetin në 7 minuta mes tymueseve dhe shpërthimeve me sharkave të hedhur nga ligjvënësit opozitarë. 

petrit vasili

Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili shprehet, “Policia, që ka helmuar me gaz mijëra qytetarë, guxon e padit deputetët e opozitës’, ndërsa shton se sipas tij, “objektivi i vetëm i policisë së shtetit ka qenë dhunimi, survejimi, inskenimi i operacioneve mafioze policore dhe presioni i egër policor ndaj opozitës politike dhe i të gjithë aktivitetit të saj për llogari të Edi Ramës”.

Kujtojmë se as përfundimit të seancës, përfaqësuese të Byrosë së Hetimit dhe Komisariatit Nr. 1 e kanë kthyer sallën e seancave në një skenë krimi, duke kërkuar për prova që i vesh deputetët e opozitës me përgjegjësi penale.

Reagimi i plotë

Policia, qe ka helmuar me gaz mijra qytetare, guxon e padit deputetet e opozites!

Policia referon ne SPAK deputetet e opozitës për qëndresën e tyre ne Parlament. Deputetet e opozites po mbrojne me vendosmeri kushtetuten dhe ligjin e marre peng nga mafia qeveritare, Edi Rama dhe kukullat e tij deputete.

Policia qe ka mbytyr me gaz helmues deputetet dhe mijra qytetare protestues po u shqetesoka per tymueset ne parlament. Policia e inkriminuar qe shkel çdo ligj dhe që dhunon e rreh qytetarët,që i arreston qytetarët ne mes të natës në gjumë,që gjakos deputetet ne protesta ka gojë dhe flet për ligj.

Objektivi i vetem i policise se shtetit ka qene dhunimi, survejimi, inskenimi i operacioneve mafioze policore dhe presioni i eger policor ndaj opozites politike dhe i te gjithe aktivitetit te saj per llogari te Edi Rames. Shqiptaret kane pare mjaft shefa policie te inkriminuar deri ne fyt jane ngritur ne detyre per meriten e zellit te tyre ne shtypjen e i opozites dhe protestuesve.

Shqiptaret kane pare rendi publik, dhe siguria e qytetareve nuk kane ekzistuar realisht dhe krimi ka komanduar duke pasur nje Polici Shteti, qe trembej, i sherbente dhe i perulej krimit, por nuk ndeshej kurre me te. Shqiptaret kane parë vetem qe narkotrafiku eshte gjigandizuar duke pasur mbeshtetjen, mbrojtjen dhe bashkepjesmarresen e Policise se Shtetit.

Nuk kane te numeruar komisaret dhe drejtuesit e policise te perfshire ne narkotrafik. Policia e shtetit me te gjitha segmentet e saj ka sherbyer si krahu i armatosur i qeverise per grabitjen mafioze te zgjedhjeve, duke u perfshire vete ne menyre direkte dhe duke mbeshtetur bandat kriminale per vjedhjen e shitblerjen e votave.

Nuk kane te numeruar rastet e dhunes se pashpirt te policise ndaj qytetareve deri edhe vdekjet e renda ne paraburgime. Policia ka vrare qytetare te pafajshem si ne rastin e Klodian Rashes dhe eshte sjelle si kriminele duke sajuar prova te rreme e duke mashtruar publikisht pa i hyre nje gjemb ne kembe.

Policia ka dhunuar ne menyre shtazarake opoziten dhe te drejtat demogratike te qytetareve per te protestuar duke mos pare moshe, qe nga te rinj 13- 14 vjecare e deri te moshuar ne moshe te thelle e gra shtatzana. Policia ka mbeshtetur me dhune operacionet e paligjshme te qeverise ne rrembimin e pronave dhe banesave te qytetareve duke mos kursyer edhe jeten e shendetin e tyre.

Ne prani te kesaj policie shteti, krimi i organizuar ka kryer atentate pa fund ne mes te qyteteve tona deri edhe ne mes te Tiranes ne mes te dites dhe asnje shqetesim nuk i ka ardhur prej saj.

Policia nga mbrojtese e qytetareve eshte kthyer ne nje informatore e bandave dhe krimineleve duke i ndersyer ato kunder qytetareve te thjeshte.

KJO POLICI PRA KA SURRAT DHE FUTET NE SALLEN E PARLAMENTIT, BEN HETIME DHE ÇON REFERIM PER DEPUTETET NE SPAK.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura