Policia nxjerr paralajmërim për transportin e bojës

Aug 27, 2012 | 12:32

Policia në Australi ka vendosur një paralajmërim rreziku në Facebook, pasi një shofer dhe pasagjerët e tij përfunduan të larë me bojë të bardhë. Shoferi dhe miqtë e tij po lëviznin me makinë në parkun e Sidnejt, me një kovë 25 litërshe me bojë të bardhë, në sedijen e pasme, kur ata u goditën nga një makinë tjetër. Ishte një aksident i lehtë, askush nuk u plagos, por kova “fluturoi”, i ra kapaku dhe i zbardhi të gjithë ata që ishin në makinë, nga koka të këmbët. Policia lokale në rrethinat e Sidnej (Çiflej) ka postuar në faqen e saj në Facebook foton e aksidentit si paralajmërim për të tjerët. Policët kanë shkruar: “Njoftim sigurie i javës. Vendoseni gjithnjë bojën te këmbët! Edhe pse duket për të qeshur, është një rast i qartë se sa i pasigurt mund të jetë ky objekt në sedijen e pasme e mund edhe t’ju lëndojë në rast të një aksidenti më të rëndë”.

© Panorama.al

Te lidhura