
SHKODER- Një 46- vjeçar nga Lezha është ndaluar me 5 kg heroinë në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në Shkodër. Policia tha se në makinën e të ndaluarit u gjetën 9 pako me heroinë që në total bënin 5 kg.
Droga ishte fshehur në bagazhin e makinës, e cila ishte me targa të huaja. Sipas policisë heroinë kishte destinacion Zvicrën.
Ndërkohë, Augustin Kolsi rezulton të jetë me precedentë të tjerë penal në të shkuarën.
Policia po heton për identifikimin e vendit nga ku është marrë heroinë, dhe mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në trafik.
© Panorama.al











