Policia e Shtetit: Janë identifikuar autorët, dy vëllezër

Sep 13, 2012 | 20:50

TIRANE- Policia e Shtetit, permes nje njoftimi per mediat ka bere me dije se jane identifkuar dy autoret e vrasjes se shefit te komisariatit te Shijakut, por emrat e tyre nuk behen me dije per arsye hetimore.

Sipas policise, sot, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Katund Sukth, gjatë një operacioni kontrolli për armëmbajtje pa leje, është goditur me armë zjarri automatik, Shefi i Komisariatit të Policisë Shijak, Kryekomisar Adem Tahiraj, i cili për pasojë ka humbur jetën.

“Pas aktit kriminal autorët, tashmë të identifikuar, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Menjëherë në vendngjarje shkuan forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, si dhe forca të Repartit Special RENEA”- thuhet ne njoftim.

Ne te sqarohet se drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe drejtues të strukturave të Policisë së Qarkut Durrës kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë të ndjekin nga afër operacionin për kapjen e autorëve.

“Paralelisht, grupi i ekspertëve të hetimit ka filluar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj”- thuhet ne njoftim.

 

© Panorama.al

Te lidhura