Polici i burgut regjistron vetëvrasjen me celular

Sep 7, 2012 | 13:35

Polici i vetëvrarë, Ilir Sadikaj

KORÇE/ Policia: Në depresion. Luante bixhoz, kishte gruan e sëmurë.

Filmon veten duke u vetëvrarë polici i burgut të Drenovës. Në kushtet e depresionit të shkaktuar nga borxhet dhe sëmundja e rëndë e së shoqes, Ilir Sadikaj, 44 vjeç, ka shkrehur plumbin e pistoletës së punës në gojë. Për të zhdukur çdo dyshim që mund të lindte nga vdekja e tij, Sadikaj kishte vënë celularin në video, pamjet e së cilës kanë tronditur kolegët e viktimës, punonjës në burgun e Sigurisë së Lartë të Drenovës.
Ngjarja është regjistruar sipër Sanatoriumit të Korçës, teksa qytetarët të cilët e frekuentojnë këtë pjesë për të shëtitur, kanë konstatuar trupin e pajetë.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura