Pogradeci/ Ka akord me tri maqedonas

Jun 13, 2011 | 10:26

Drejtuesit e Pogradecit vazhdojnë të jenë aktivë në merkaton e kësaj periudhe për përforcimin e ekipit me elementë cilësorë. Nga sa mësohet, krerët liqenorë duket se janë pranë akordit me tre lojtarë maqedonas. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Kombëtares maqedonase, 32-vjeçarin, Igor Kralevski, i cili më parë ka qenë edhe lojtar i Hajdukut të Splitit dhe së fundmi pjesë e Metalurgut; 21-vjeçarin, portierin e Pelisterit, Ilçe Petrovski dhe sulmuesin Bllagoje Markovski; 23-vjeçarin, i cili ka qenë pjesë e Silkesit është vendosur në listën e menaxherëve maqedonas dhe drejtuesve te Pogradecit së bashku me dy të tjerët për të qenë pjesë e liqenorëve sezonin e ri. Nga sa mësohet, lojtarët në fjalë shumë shpejt do të jenë në stërvitje në Pogradec, për të parë gjendjen e tyre, por edhe për të vendosur më tej për kontratat.

© Panorama.al

Te lidhura