Pogradec,vritet në një hotel në periferi 35-vjeçarja

Jun 29, 2011 | 10:08

UPDATE-  Një grua, nene e dy femijeve eshte masakruar per vdekje nga nje 60-vjecar, i cili eshte arrestuar nga policia disa ore pas krimit.

Ngjarja ka ndodhur ne nje hotel ne periferi te Pogradecit dhe autori dyshohet te jete nje burre rreth te 60-ve, identifikuar si Halim Hykellari qe ka qene bashke me viktimen ne hotel.

Gruaja, Mirela Spahiu,  qe sipas te dhenave te para ka qene e dovorcuar eshte goditur me force tek koka e krevatit dhe eshte masakruar me arme te ftohta.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kane mberritur forca te policise, te cilat kane nisur edhe hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Pista e pare mbi te cilen po hetohet eshte krim ne kushtet e xhelozise, por priten hetimet e metejshme  per te hedhur drite rreth ngjarjes.

 

© Panorama.al

Te lidhura