Kanoset me armë Mevlan Shanaj, pranga autorit

Jul 11, 2011 | 17:30

POGRADEC-  Pas denoncimit të bërë nga aktori Mevlan Shanaj për kanosje me armë ndaj tij dhe familjes, policia ka arrestuar autorin, shtetasin Adrian Hoxhallari.

Sipas të dhënave të policisë, Hoxhallari fshihej në banesën e tij në Pogradec.

Nga dëshmia e aktorit Mavlan Shanaj, 41- vjeçari, që është edhe fqinji i tij ka qëlluar tetë herë më armë në drejtim të banesës së tij.

Me heret, aktori deklaroi se nuk ka pasur asnje konflikt me fqinjin e tij. Ai eshte shprehur i lumtur qe i shpetoi familja pas asnje lendim nga gjithe kjo ngjarje dhe tregon se autori, ka qelluar tete here me arme ne drejtim te baneses se tij.

Vete aktori ka deklaruar se nuk ka patur asnje lloj konflikti me autorin, fqinjin e tij, por sipas policise mes tyre ka patur nje konflikt pronësie.

 

 

 

© Panorama.al

Te lidhura