Pogradec, plagoset mjeku, arrestohen 2 të rinj

Jul 11, 2011 | 21:12

POGRADEC- Një mjek i familjes është plagosur mbrëmjen e së hënes në qëndër të qytetit të Pogradecit.

Pero Binishi, mesohet se është qëlluar me thikë nga dy të rinj, të cilët janë arrestuar nga policia.

Joan dhe Kristi Kolovani, janë arrestuar si autorët e ngjarjes.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, por policia ende nuk ka të dhëna të qarta lidhur me shkaqet që kanë çuar dy të rinjtë drejt plagosjes së mjekut.

 

© Panorama.al

Te lidhura