Pogradec, këngëtari plagos gruan gjatë festës

Jun 2, 2011 | 12:33

POGRADEC – Plagos gruan e tij aksidentalisht gjatë një festë familjare një këngëtar nga Pogradeci. Avni Lushka, 44 vjeç, është vënë në ndjekje penale në gjendje të lirë, pasi ka plagosur me armë zjarri gruan e tij L.Lushka, e cila ndodhet në gjendje rreziku për jetën. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, duke gdhirë dita e mërkurë, në një lokal të fshatit Tushemisht pranë Pogradecit. Familja Lushka ka qenë e përfshirë në atmosferën e festës së ditëlindjes së djalit të tyre dhe ka qenë një gjendje disi euforike e këngëtarit Avni Lushka, që në një moment ka nxjerrë armën tip pistoletë për të qëlluar në ajër brenda lokalit. Por plumbi i dalë nga arma, pasi ka bërë rikoshetë, ka qëlluar në pjesën e qafës gruan e tij. Policia ka nisur hetimet për bashkëshortin në gjendje të lirë, ndërsa gruaja po mjekohet në spitalin ushtarak.               g.a

© Panorama.al

Te lidhura