Vrasja me gurë, identifikohet viktima dhe autori

Sep 13, 2012 | 9:30

Pogradec, policia poshte ures ku u gjet 26- vjeçarja

POGRADEC- Policia e Korçës ka identifikuar viktimën e gjetur një ditë më parë në Qafë- Thanë të Pogradecit. Po ashtu është identifikuar edhe autori i krimit, emri i të cilit nuk është bërë me dije për shkaqe hetimit. Viktima është Fatjona Orenja, 26 vjeç nga fshati Orenja i Librazhdit. 26- vjeçarja u gjet e zhveshur, e masakruar me gur në fytyrë.

Ngjarja e rëndë u zbulua nga një bari pasditen e djeshme, disa orë pasi autori ose autorët i kanë shkaktuar vdekjen femrës, e cila ishte zhdukur që prej mbrëmjes së të martës.

Trupi i pajetë i viktimës, 26- vjeçare, nënë e dy fëmijëve, u gjet rreth orës 17:00 nën një urë, rreth 100 metra në distancë nga rruga e re që të çon drejt kufirit të Qafë- Thanës. Bariu ka lajmëruar Policinë, duke treguar për trupin e pajetë të një femre, fytyra e së cilës ishte dëmtuar plotësisht dhe e mbuluar nga gjaku. Sipas ekspertëve, vdekja i është shkaktuar nga goditja me gur në kokë, ndërsa në trup nuk ka asnjë dëmtim tjetër.

© Panorama.al

Te lidhura