Po planifikonte një investim strategjik? Babai i Naim Murselit flet për takimet në nivele të larta: Ka qenë disa herë në Shqipëri, është takuar dhe me Ramën

Dec 5, 2023 | 13:28
SHPËRNDAJE

Shaban Murseli, i ati i Naim Murselit ka folur për takimet e nvelit të lartë që zhvillonte herë pas here i biri në Shqipëri.

shaban naim murseli

I pyetur në studion e emisionit “Zemër e Hapur” nga Evis Ahmeti, se nëse kishte në plan të zhvillonte një investim strategjik në Shqipëri, babai i Naimit u shpreh se ai zhvillonte herë pas here takime të nivelit të lartë me presidentë, kryeministra, përfshirë këtu edhe kreun e qeverisë Edi Rama.

“Ka qenë disa herë në Shqipëri ka takuar presidenta, kryeministra, me Edi Ramën ka pasur takime. Ka qenë kur u nënshkrua kontrata e aeroportit të Vlorës”, thotë ai.

Shaban Murseli shtoi se Naimi ka qenë i pranishëm edhe gjatë nënshkrimit të kontratës për aeroportin e Vlorës.

Ndërsa i pyetur për pasurinë që zotëronte, ai theksoi se Naimi kishte punuar që prej moshës 14 vjeçare, dhe kjo mund të ishte arsyeja e vetme.

“Unë nuk kam informatë që udhëheq biznesin e dikujt. Ka punuar që 14 vjeç edhe ajo ka qenë”, tha babai.

Ndërsa sa i përket aludimeve në rrjet, se Naimi kishte borxhe apo merrej me lojëra fati, Shaban Murseli i hodhi poshtë këto akuza.

“Kurrë, as s’ka luajt as s’din me lujt, as s’është e vërtetë edhe i ka urryer lojërat e fatit. Unë e dëgjova se paska pas edhe lidhje dashurie me burrë, po ajo është e tmerrshme.”, tha ai në News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura