ERSEKE- Një 38- vjeçar nga Erseka humbi jetën ndërsa po peshkonte me lëndë plasëse. Sokol Brano humbi jetën gjatë kohës që po transportohej për në spital, pasi lënda plasëse i kishte shpërthyer në dorë. Ngjarja ndodhi në fshatin Gostovishtë, ku viktima kishte shkuar për të peshkuar në lumin e fshatit.











