Rama: Po na turpëron, merret me mufka, jo me emergjencat

Feb 13, 2012 | 19:40

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Ram reagoi në Twitter menjëherë pas daljes së kryeministrit, Sali Berisha në krye të Komitetit Ndërministror për 100 vjetorin e Pavarësisë. Në një mesazh të parë të postuar në Twitter, Rama shkruan; “ E paturpshme: Shqiperia digjet nen debore Saliu krihet para tv duke molloisur per Azerbajxhanin paradite e per Zogun e Hoxhen paradarke!”

Menjëherë më pas në një tjetër mesazh, Rama akuzon kryeministrin se merret me mufka dhe nuk qëndron në krye të operacioneve të emergjencës.

“Ky KM po e turperon perdite shoqerine tone me nivelin e ndergjegjes, logjikes dhe politikes se tij qorre e shurdhe ndaj halleve te vendit!”- shkruan në një tjetër postim të tij Rama.

Më herët Rama i propozoi Berishës një plan të përbashkët kombëtar, për përballimin e krizës, shkaktuar në vend nga moti i keq.

 

© Panorama.al

Te lidhura