Më shumë mundësi komunikimi me operatorin “Plus”. Paketa Verore për klientët e rinj me parapagesë ofron një sërë përfitimesh, duke u dhënë mundësinë klientëve të zgjedhin vetë tarifën më të mirë për destinacionet që ata dëshirojnë. Çdo pajtimtar i ri që aktivizon “Paketën Verore” përfiton 100 lekë kohë bisedë dhe 100 SMS plus si dhe ka mundësinë të zgjedhë në momentin e aktivizimit 5 tipe paketash. “Paketa Verore”, veç përparësive të dukshme për komunikim në treg, sjell edhe përfitime të tjera të shtuara për blerjet e sezonit veror. Kjo paketë, e cila kushton vetëm 400 lekë, do të përdoret edhe për blerjet në rrjetet “Neptun”, “Euromax” dhe “Digitalb” përmes uljeve të çmimeve prej 10 deri në 50 për qind. Për një verë sa më të këndshme, të gjithë pajtimtarët e “Plus” mund të zgjedhin tarifat duke bërë të tyren paketën ndërkombëtare “Paketën javore” dhe “Paketën mujore”. Gjithashtu, interneti në celular është më praktik dhe ekonomik me “Plus”, përmes Paketave të Internetit.











