Real Madrid njoftoi përmes një deklarate zyrtare, që i ofroi Atletikos 150 milionë për Hualian Alvarez.
Rivalët e La Liga e refuzuan këtë ofertë siç tregohej nga “Galaktikët”.
Atletiko fillimisht reagoi duke qeshur me deklaratën e Realit. Më pas, dy reagimet e tjera ishin mjaft tallëse.
NJOFTIMI I REAL MADRID:
“Real Madrid njofton se, pas mbledhjes së Bordit Drejtues të zhvilluar sot, i ka paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh Atletiko Madridit për të transferuar Hulian Alvarez.
Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të saj, Atletiko Madrid ka falenderuar për ofertën e bërë, e cila është paraqitur në kuadër të marrëdhënieve të mira që ekzistojnë mes të dy klubeve, por e ka refuzuar atë, duke iu referuar klauzolës së lirimit të lojtarit”.
NJOFTIMI I ATLETIKO MADRID:
“Deklaratë zyrtare me sqarimet tona lidhur me deklaratën zyrtare të fqinjëve tonë të Real Madrid:
- Ata hoqën pjesën e videos së Papës ku ai thoshte se ishte gjithashtu tifoz i Atletit.
- Mesa duket e keni ngatërruar edukimin me mirënjohjen, por për të mos lënë asnjë dyshim: Nuk ju falënderojmë për asgjë.
- Ne as nuk po shqyrtojmë dhe as nuk po marrim në konsideratë ndonjë ofertë për Hulianin.
- Si mund të mos shkojmë mirë me ju, kur na bëni të qeshim edhe më shumë sesa Barcelona?”
Më pas, Atletiko postoi sërish duke shkruar:
“Duke përfituar nga marrëdhënia e mirë me presidentin tuaj të ri, të shohim nëse do të ndaloni së “vjedhuri” lojtarë nga akademia jonë. Faleminderit”.
© Panorama.al












