Sanino: Plotësoni reformat, ky vit, vendimtar

Feb 6, 2012 | 12:50

TIRANE- Ecuria e punes per integrimin e vendit ne BE ka sjelle sot ne Tirane drejtorin e Përgjithshëm te Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sanino.

Takimin e pare, Sanino e ka zhvilluar me numrin dy te qeverise, njeheresh ministrin e Jashtem, Edmond Haxhinasto.

Ai ka kerkuar vazhdimin e reformave te kerkuara dhe zbatim rigoroz te planit te veprimit per kriteret, duke deklaruar se ky eshte nje vit vendimtar per Shqiperine dhe rrugen e saj integruese.

Sanino ka vleresuar dialogun politik dhe zgjedhjen me konsensusin e gjithe paleve te Avokatit te Popullit.

“Ka filluar dialogu për reformën zgjedhore dhe për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. Duhet të vazhdohet në këtë rrugë, të ruani ritmin e reformave, është një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europë”, tha ai.

Sanino deklaroi ndër të tjera se, integrimi është një proces gjithëpërfshirës dhe kërkon kontributin e të gjitha palëve politike.

“Procesi i integrimit do jetë një proces gjithëpërfshirës që kërkon përfshirjen e të gjitha forcave politike, sepse vetëm kështu mund të ecet përpara”, shtoi i dërguari i KE.

Vizita e tij, njoftuar vetem pak kohe me pare nga ambasadori i BE-se ne vendin tone, Etore Sekui synon te ndjeke nga afer punën për planin e veprimit mes BE-së dhe Shqipërisë.

 

Mesohet se Sanino do te zhvilloje takime me zyrtare te larte, qe nga kryeminstri Berisha, kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.  Nje takim me vete pritet te jete ai me anëtarët e komisionit parlamentar të integrimit.

 

© Panorama.al

Te lidhura