“Plani i Ramës për të futur partinë në thes nuk do realizohet”/ Përçarja e PD dhe rikthimi i tij politik, Basha: Do t’i ofroj demokratëve alternativën më të mirë, nuk është pronë e Berishës

Jun 8, 2023 | 11:45
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha se rikthimi i tij politik ka ardhur në favor të interes të demokratëve dhe se do të pranojë çdo vendim që do të merret nga institucionet e partisë lidhur me lidershipin e ri.

Basha tha se ai vetë nuk do të lejojë që planet e kryeministrit Edi Rama për të future në ‘thes’ partinë nuk do të realizohet dhe se PD nuk drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha pavarësisht se mori shumicë votash në zgjedhjet lokale, me përfaqësimin e tij nga koalicioni ‘BF’.

“Di të vendos interesat e demokratëve mbi të miat. Nuk merrem me diskutimet e Kryesisë, pasi nuk jam anëtar. Partia ka institucione dhe stacion, s’ka diskutim që do respektohen. Planet e oligarkëve dhe Ramës për të futur në thes partinë, nuk do realizohet. Kur padronët realë të Syrit Tv refuzoni ti deklaroni, e di gjithë Shqipëria që është pronë e familjes Sali Berisha. PD nuk e drejton Sali Berisha, ai është përjashtuar pas dhunës së 8 janarit.

Më dhimbset Shqipëria dhe demokratëve, kam folur me fakte. Në 33 vjet ke 3 dinosaur që kanë hedhur në herë persona, blenë zgjedhje, dhe prapë trajtohen në normalitet për shkak të virozës që kanë kapur shoqërinë, kam marrë vendime dhe do vazhdoj. I shërbej interesit publik.

Në çdo proces zgjedhor kam dalë me një bindje, se qytetarëve duhet ti ofrojmë alternativën më të mirë, PD e vetmja shpresë për ndryshim duhet të kthehet në alternativë. Shqiptarët duhet të flasin me votë. Unë nuk ka pasur takime me Taulant Balla, takohen administratorët e Syri TV, lejet e ndërtimit i ndajnë ata, oligarkët Rama-Berisha janë bashkë. Të marrim përgjegjësinë që na takon.

Unë nuk kam ikur, këtu kam qenë. T’ju vijë turp që keni bërë dezinformim, nuk kam bërë asnjë takim me Taulant Ballën. Koha kur ju hidhni akuza pa fakte, ka mbaruar. Fushata ndihmohet në disa mënyra, të merrja protagonizëm gjykova se nuk ka qenë e duhura. Vendimet i marrin demokratët, për të vendosur se kush është në gjendje që ta çojë përpara partinë. Vendimi që merret nga institucionet e PD duhet të zbatohet”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura