Plani i BE për Ballkanin Perëndimor/ Varhely vendos “kusht”: Do dyfishojë ekonomitë e vendeve, por që të funksionojë duhet të…

Feb 29, 2024 | 10:35
SHPËRNDAJE

Komisioneri për zgjerim në BE, Olivér Várhelyi prezantoi planin e Unionit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij në Samitin e zhvilluar në Tiranë, ai u shpreh se vendeve të rajonit do t’i dyfishohen ekonomitë në 10 vitet e ardhshme.

Sipas tij, ky plan do të funksionojë vetëm nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të zbatojnë rregullat e Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se duhet të ecet përpara me reformat që vënë në zbatim planin, ndërsa theksoi se “në rast se ju pranoni  të gjitha rregullat e BE mund të bëheni pjesë e tregut përpara se ju të bëheni shtet anëtar”.

“Atëherë edhe pse ne po afrohemi në fundin e mandatit tonë, gjithsesi unë dëshiroj që të lëmë diçka pas. Diçka serioze, diçka që të jetë e prekshme, diçka që të jetë e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm për procesin e zgjerimit, që procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë me kapitujt e ndryshëm të legjislacionit apo me mënyra të ndryshme administrative që ne i kemi apo me agjenci të ndryshme, po është proces integrimi.

Ky proces integrimi do të thotë që ekonomia e Ballkanit Perëndimor, shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të integrohen në Bashkimin Europian që do të thotë në vetvete gjithashtu që edhe Bashkimi Europian duhet që të ofrojë të gjithë përfitimet që sjell anëtarësimi përpara se vendet tuaja të bëhen shtete anëtare të BE-së. Pra kjo është ideja që kemi ne dhe që sjellim me këtë plan, me Planin e Rritjes.

Në fakt si plan është plan ambicioz, ne kemi gjysmën e kohës për ta vënë atë në zbatim, ai do duhet të vazhdonte deri në 2027, por mendoj që ne kemi besim të plotë tek të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që ju do të mund të arrini t’i merrni përfitimet e këtij plani, të mirat që sjell ky plan, i cili ka mundësi që të kontribuojë për të dyfishuar ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në dhjetë vitet e ardhshme. Pra dyshimin e ekonomive tuaja të Ballkanit Perëndimor, do të thotë që boshllëku i zhvillimit që tashmë është i konsiderueshëm, sepse po flasim për vende që kanë 50 % apo 30 %  të zhvillimit përsa i përket për shembulll mesatares së Bashkimit Europian, krahasuar me të do të thotë që disa vende do të kenë arritur 100 % të këtij zhvillimi dhe ato vende që ndoshta mund të jenë më pas tashmë, do të arrijnë 60 % të këtij zhvillimi në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian. 

Pra ajo që ju po shihni tani përpara, ajo që keni përpara është shumë më shumë se ajo që do të kemi mundësi të shikojmë dhe besoj që është shumë e qartë edhe nga fjalët që tha kryeministri, që tashmë për planin e rritjes të gjitha vendet e rajonit e kanë marrë në dorë, duan pronësinë e këtij plani, por që të ecim përpara na duhet që rajoni të ecë përpara vetë me shpejtësi dhe kjo do të thotë që të arrihen rezultate për ato reforma që në fakt e bëjnë këtë plan funksional dhe ky plan do të funksionojë në rast se ju aplikoni rregullat e Bashkimit Europian. Në rast se ju i prani të gjithë këto rregulla dhe pastaj mund të bëheni pjesë e tregut të vetëm edhe përpara se të bëheni shtet anëtar apo shtete anëtare”, tha komisioneri Varhely.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura