Plane për atentat ndaj Kurtit, eksperti i sigurisë në Panorama TV: Informacionin e dhanë partnerët tanë. Vuçiç pas fitores në zgjedhje ka…

Feb 12, 2024 | 15:47
SHPËRNDAJE

Gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, u raportua se kishte plan për atentat ndaj tij.

Kjo bëri qe autoritet maqedonase të merrnin masa, ndërsa menjëherë u aludua se ky plan, rrënjët i kishte në Beograd dhe kjo vinte pak ditë pas mbledhjes në Këshillin e Sigurimit, ku Kurti dhe Vuçiç patën një përplasje.

I ftuar me anë të një lidhje Live në Panorama TV, eksperti i Sigurisë Drizan Shala tha se informacioni për atentat i janë dhënë autoriteteve të Kosovës nga partnerët strategjik dhe më pas ata kanë bashkëpunuar me autoritet maqedonase.

Sipas tij plani ka qenë që ekzekutimi të kryhej në momentin që Kurti do të takohej me partitë serbe që janë pjesë e opozitës maqedonase dhe ky akt të mbetej si përgjegjësi e autoriteteve maqedonase.

Ekspert i shtoi se Vuçiç pas fitimit të zgjedhjeve në dhjetor, ka kumtuar projeksionin e “Botës serbe” që do të thotë  shpallje lufte me vendet ku jetojnë serbë, si Kosova, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi e Bosnja.

“Partnerët tanë strategjik e kishin si informacion, duke ia derguar autoriteteve kosovare dhe këta të fundit kanë bashkëpunuar me ato maqedonase, për mbarëvajtjen e takimi.

Pas kësaj qëndron, politika e Beogradit.

Në 17 dhjetor 2023, pas shpalljes së rezultateve, Vuçiç ka kumturar projeksione që të krijohet “bota serbe”, që të thotë shpallje lufte,  Kosoves, Maqedonisë, Bosnjes, Kroacisë e Malit të Zi.

Janë kapur komunikime në platforma të ndryshme dhe atentati do të kryhej  në momentin e mbërritjes në Shkup, gjatë takim me partitë serbe që janë pjesë e opozites maqedonase dhe me këtë rast për t’ia ndërkuar autoriteteve maqedonase” tha ndër të tjera Shala.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura