Kreu i PL, Ilir Meta përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se shpejtësia e plakjes së popullsisë shqiptare është tronditëse.
Meta shkruan se shpopullimi i vendit dhe largimi i të rinjve është një “dëbim i nxitur qëllimisht për të përmbushur agjendën e shpopullimit dhe tjetërsimit të vendit”.
Sakaq shton se Shkatërrimi i proceseve zgjedhore ka synuar të nxisë largimin e të gjithë atyre që nuk durojnë padrejtësitë dhe nuk shohin mundësi për një të ardhme të sigurtë dhe me dinjitet këtu”.
Postimi i plotë:
Një “qytet” me të rinj largohet çdo vit nga Shqipëria.
Ndërsa të rinjtë pakësohen, shpejtësia e plakjes së popullsisë është tronditëse!
Ky është një dëbim i nxitur qëllimisht për të përmbushur agjendën e shpopullimit dhe tjetërsimit të vendit dhe popullit tonë. Kjo agjendë dobëson ndjeshëm fuqinë, ekonominë, sigurinë kombëtare dhe vendos në udhëkryq të ardhmen e vendit. Shkatërrimi i proceseve zgjedhore ka synuar të nxisë largimin e të gjithë atyre që nuk durojnë padrejtësitë dhe nuk shohin mundësi për një të ardhme të sigurtë dhe me dinjitet këtu.
Ndaj beteja për Demokracinë dhe Votën e Lirë është vendimtare kundër shpopullimit të Shqipërisë!
Këshilltarët e rinj të zgjedhur në Këshillat Bashkiake kanë mundësi, që jo vetëm të jenë zëri i të rinjve por edhe të rrisin besimin te fuqia e të rinjve për Ndryshim!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al