Plagosja, masa të rrepta në azil

May 9, 2012 | 15:16
Ambientet e brendshme të Shtëpisë së të Moshuarve në Kavajë

Gruaja e plagosur në azilin e pleqve në Kavajë kishte denoncuar 69-vjeçarin 1 vit më parë për dhunë, por policia nuk kishte ndërmarrë ndonjë masë ndaj Maliq Tafaruçit. Këtë fakt e ka pohuar vetë Sulltane Muharremi, pas ngjarjes së fundit të së dielës, e cila desh i mori jetën. Ndërsa gjendja e saj shëndetësore vjen drejt përmirësimit, 67-vjeçarja i rikthehet dhe një herë historisë së saj me Maliqin brenda ambienteve të azilit. Gruaja, e cila qëndron në ambientet e reanimacionit ku po kurohet për plagët e marra, gjatë atentatit që i bëri i dashuri i saj, e tregon shumë xheloz atë. “Nuk më lejonte të komunikoja me asnjë prej të moshuarve të tjerë meshkuj që jetonin me ne. Më thoshte se po të më shikonte që flisja me ndonjërin prej tyre, do të më nxirrte sytë”, tregon 67-vjeçarja. Mësohet se të moshuarit në fjalë ziheshin shpesh me njëri-tjetrin, madje, rreth 1 vit më parë gruaja e ka denoncuar për dhunë Maliqin. Me gjithë paralajmërimin, 69-vjeçari vazhdoi të ngacmonte Sulltanen, e njohur e hershme e tij, derisa për pak desh i mori jetën. Nisur nga kjo ngjarje e rëndë, drejtuesit dhe përgjegjësit e këtij institucioni janë detyruar të ndryshojnë rregulloren. Sipas drejtorit të Shtëpisë së të Moshuarve në Kavajë, Mehmet Rrapi, tashmë të 67 azilantët do t’u ushtrohen kontrolleve të

Sulltane Muharremi, 67-vjeçarja e plagosur në azil

vazhdueshme, me qëllim shmangien e ndonjë tjetër incidenti. Rrapi shprehet se do të mblidhen të gjitha thikat dhe mjetet e tjera, të cilat mund të jenë të rrezikshme, madje edhe ato që azilantët i përdorin për të qëruar frutat apo edhe për shërbime të tjera. “Ngjarja e fundit na ka shokuar të gjithëve, prandaj edhe kemi vendosur që të ndryshojmë disa rregulla në rregulloren e institucionit. Të gjithë azilantët që jetojnë në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë, do të kontrollohen sa herë që të hyjnë dhe të dalin nga shtëpia”, deklaroi Rrapi. Më tej, Rrapi pohoi se protagonistët e ngjarjes kanë qenë problematikë brenda mureve të azilit, nisur nga tipi dhe arsyet e Maliq Tafaruçit, autorit të plagosjes. Në Shtëpinë e të Moshuarve, Maliqi njihet si një person mjaft impulsiv dhe i papërmbajtur.

Tafaruçi, sot para gjykatës për ngjarjen
Maliq Tafaruçi akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë”, ndërsa pritet që ditën e sotme 69-vjeçari të dalë përpara togave të zeza, ku edhe do të mësojë fatin e tij se ku do t’i kalojë vitet e fundit të jetës. Tafaruçi është një kontingjent shumë i njohur jo vetëm për Policinë shqiptare, por edhe për atë gjermane. Vitet e burgut në Gjermani 69-vjeçari i vuajti ngaqë u akuzua se vrau bashkëshorten e tij, ndërsa në Shqipëri për vepra të ndryshme.

KAVAJE/ LEONIDHA MUSAJ

© Panorama.al

Te lidhura