Plagosja e efektivit, kirurgu: Po mbahet në reanimacion

Jul 4, 2011 | 12:31

TIRANË- Gjendja e efektivit të RENEA-s, që ra nga shtylla pasi ndihmoi në shpëtimine 60 vjecarit që kërcënonte me vetëvrasje është kritike.

Sipas kirurgut të Spitalin Ushtarak në Tiranë, Ali Lila që është kujdesur për efektivin, gjendja paraqitet serioze.

Ai ka bërë me dije se mjekët kanë kosntatuar dëmtime të shumta dhe 41 vjecari dibra po vazhdon të mbahet në reanimacion.

Sipas kirurgut, ai ka marrë goditje në pjesë të ndryshme të trupit dhe shembje serioze në pjesën e shpatullës dhe në mushkëri. Madje, nga shembja mushkria i ka mbedhur edhe ajër, cfarë e bën me kritike situatën. Ka gjithashtu, shembje te trurit dhe grumbullime gjaku qe do te trajtohen me mjekim me vone e jo me nderhyrje.

“Gjendja serioze dhe per kete nuk mund te besh asnje parashikim ne 24 oret e para. Pacienti eshte i qete, por duhen pritur oret ne vazhdim, pas 48 oresh mund te jepet nje pergjigje me e sakte”- tha mjeku.

© Panorama.al

Te lidhura