Plagosi kryeplakun në pritë dhe u arratis, pas negociatave me familjen dorëzohet autori

Apr 15, 2019 | 10:48
SHPËRNDAJE

Dorezohet ne polici i riu qe plagosi me arme kryeplakun e fshatit. Policia ben me dije se pas negociatave me familjarët, autori S. Veliu 25 vjec është vetë-dorëzuar në policine e Korces. 

arrestim

Autori kishte pasur nje sherr te meparshem me kryeplakun Tajar Veliu, 54 vjeç, per motive pronesie. Edhe pse sherri kishte shumë vite që kishte ndodhur, sërish autori ruante inat me kryeplakun.

Mbrëmjen e 12 prillit, 50- vjeçari ka pritur që kryeplaku të shkojë në banesë nga lokali i fshatit dhe duke përfituar nga terreni i errët, e ka qëlluar me pistoletë.

Njoftimi i policise 

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 12.04.2018 në fshatin Gribë, ku u plagos me armë zjarri shtetasi T.V., specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin S.V., 25 vjeç, nga Griba.

Shtetasi S.V. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V. dhe menjëherë pas ngjarjes u largua për t’u fshehur drejt qytetit të Korçës.

Pas një pune të mirë-organizuar dhe intensive u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, u ushtruan kontrolle të shumta nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e DVP Korçë, e pas negociatave me familjarët, autori është vetë-dorëzuar në DVP Korçë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

NGJARJA 

I zuri pusi kryeplakut të fshatit dhe e qëlloi me plumb në këmbë, shpallet në kërkim 50-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Gribë të qytetit të Gramshit, ku Policia, edhe pse ka mundur të identifikojë autorin, nuk ka mundur dot ta kapë atë. Sipas Policisë, ka qenë një konflikt i hershëm mes autorit të identifikuar si S. Veliu me kryeplakun e fshatit, Tajar Veliu, 54 vjeç, që dyshohet se është për motive pronësie.

Edhe pse sherri kishte shumë vite që kishte ndodhur, sërish autori ruante inat me kryeplakun. Mbrëmjen e 12 prillit, 50- vjeçari ka pritur që kryeplaku të shkojë në banesë nga lokali i fshatit dhe duke përfituar nga terreni i errët, e ka qëlluar me pistoletë.

 

Policia-Kruje_1-626x450

Banorët e fshatit e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Gramshit, ku 54-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Policia në vendin e ngjarjes shoqëroi disa persona ku edhe mundi të identifikojë autorin.

Ndonëse nuk mësohen shumë detaje mbi motivet e plagosjes së kryeplakut, dyshimet bien mbi një sherr për çështje pronësie. Autori dhe kryeplaku, edhe pse kanë një mbiemër, nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin. Policia në vendngjarje ka gjetur vetëm një gëzhojë të armës, ndërsa pistoleta nuk është gjetur. Autori e ka marrë atë me vete me qëllim humbjen e gjurmëve.

Policia thotë se vijon punën për kapjen e të dyshuarit, ndaj të cilit tashmë janë ngritur akuzat “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Në komunikatën zyrtare, Policia pohon se:

“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gribë të Gramshit, ku një shtetas u plagos me armë zjarri në këmbë, është jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit të Krimit ndaj Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar S.V., ku vijon puna për kapjen e tij. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Gribë, Gramsh, për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V., 54 vjeç dhe është larguar. Forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura