Plagoset me armën e shërbimit punonjës i Gardës

Jul 13, 2012 | 16:47

TIRANE- Një punonjës i Gardës është plagosur sot aksidentalisht me armën e tij të shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në zonën e “Freskut” në Tiranë, ndërsa mësohet se gardisti ishte duke pastruar armën.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa nuk ka bërë me dije identitetin e të plagosurit. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

© Panorama.al

Te lidhura