Pirateria, 16 vetë në akuzë për mashtrim kompjuterik

Jun 8, 2011 | 15:03

TIRANE- Plot 16 persona jane vene ne ndjekje penale me akuzen per  “Mashtrimi Kompjuterik”. Policia e Tiranes ka bere me dije ata jane ndaluar ne kuader te operacionit te koduar ‘Transmetimi’ te kryer mbremjen e djeshme , pas nje kontrolloi ne subjekte tregtare dhe banesa në të cilat dyshohej për transmetime të jashtëligjshme.

“Keta  persona nëpërmjet paisjeve elektronike dhe internetit kanë trasmetuar në mënyrë të paligjshme sinjal të disa Kompanive Televizive Dixhitale”- thone burimet e policise.

Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar: 74 aparate “Dreambox” të klonuar për marrjen dhe trasmetimin e sinjaleve televizive, 27 aparate “Dream Multimedia”, 1 aparat “Sky”, 8 sisteme sisteme kompjuterike të përshtatur si servera, për administrimin e rrjetit trasmetimit, 2 njësi kompjuterike lap-top, 1 modem, 96 copë CD 96 dhe 7 karta dixhitale.

© Panorama.al

Te lidhura