Piramida,Kushtetuesja rrëzon ankimin e Bashkisë

Jun 10, 2011 | 12:31

TIRANE- Rrezohet kerkese ankesa paraprake e Bashkise se Tiranes per prishjen e Piramidës dhe ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, miratuar nga Kuvendi pak kohe me pare.

Vendimi eshte marre nga Gjykata Kushtetuese, ne shqyrtimin e pare te  ankimimit te Bashkise per pezullimin e punimeve për shembjen e Piramidës.

Sipas ankimimit te Bashkise, kërkohet shfuqizimi i vendimit, nr. 66. datë 21.10. 2010 për ndërtimin e Kuvendit të Shqipërisë, argumentuar me papajtueshmerine me Kushtetuten.

Sipas përfaqesueses ligjore te Bashkise, Natasha Kondi,  shembja e Piramides, cënon parimin e decentralizimit, pavaresinë e pushtetit vendor si dhe ka kosto të larta financiare.

Kete ankese e ka kundershtuar perfaqesuesva e qeverise, Marsida Xhaferrlari, duke i vleresuar pretendimet e pales paditese  si të pabaza.

Megjithe debatin e madh qe ka shoqeruar kete ceshtje, Komisioni Shtetëror Parlamentar ka perzgejdhur edhe studion fituese per ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.

© Panorama.al

Te lidhura