‘Piramida’, arkitektë e publicistë takim me Topin

Jul 19, 2011 | 13:15

TIRANE- Nje perfaqesi arkitektësh dhe publicistësh kane zhvilluar sot nje takim me kreun e shtetit Bamir Topi, me te cilen kane diskutuar per ceshtjen e Piramides dhe i kane parashtruar kerkesen e tyre qe ajo te mos shembet.

Publicisti Ardian Klosi, ka deklaruar se kunder shembjes se Piramides është hartuar një peticion, mbeshtetur ne argumentimet se ligji per shembjen e saj permben shkelje kushtetuese.

“Presidenti do të konsultohet me ekspertë për Ligjin e miratuar në kuvend”, tha Klosi.

Ai i eshte drejtuar me nje ftese gjithe qytetareve te Tiranes, ne nje mbremje sensibilizuese kunder shembjes, qe eshte planifikuar te mbahet me 21 korrik.

Vetem pak dite me pare Kuvendi miratoi me shumice votash ligjin per kompleksin e ri parlamentar, qe parasheh ndertimin e Kuvendin ne vend te piramides dhe shembjen e kesaj te fundit.

© Panorama.al

Te lidhura