Pikët që ju shpallin fitues në 298 degë fakultetesh

Aug 17, 2011 | 10:59

Çdo kandidat do të dijë brenda pak ditëve se ku ka më shumë gjasa të ketë fituar në shkollat e larta.Me Librin e Transparencës tabloja është e plotë. Nuk mungon asnjë komponent dhe llogaritja e pikëve për 10 degët në formularin A2 është bërë në mënyrë elektronike, që konsiderohet nga specialistët e Ministrisë së Arsimit si tërësisht e saktë. Maturantët do të kenë disa ditë kohë për t’u konsultuar me Librin e Transparencës dhe për të gjetur gabime të mundshme, të cilat do t’i korrigjojnë me një formular të veçantë. Por, secili kandidat duhet të konsultohet edhe me pikët e fundit të fituesve të vjetshëm, të cilat tregojnë me përafërsi ku do të jetë pragu. Gazeta publikon pikët e fundit të fituesve që prej vitit 2007. “Pas konsultimit me Librin e Transparencës dhe leximit të pikëve të grumbulluara nga ana e tij në secilin program studimi të përzgjedhur prej tij, si dhe pikëve të fituesve të fundit të publikuara tashmë në ueb sajtin e MASH-it, arrin të gjykojë se në cilën degë ka më shumë shanse suksesi”, sqarojnë specialistët e MASH-it. Rritja e pragut të pranimit është më e theksuar te degët që rezultojnë të kenë edhe fluksin më të lartë të kërkesave. Ndër degët e preferuara të maturantëve mbeten ato të Fakultetit Ekonomik, ku vetëm për degën e Financës diferenca e pikëve në katër maturat e fundit ka pësuar rritje me mbi 1000 pikë më shumë. Ndërkohë që, duke iu referuar dy viteve të fundit, diferenca e pikëve për këtë degë ka pësuar rritje me 50 pikë. E lartë është diferenca edhe për degët e Mjekësisë, me 100 pikë dy vitet e fundit. Por, ka edhe programe që, krahas rritjes së bërë në dy-tri vite, gjatë maturës së shkuar kanë pësuar edhe ulje të pikëve. Kjo, sipas ekspertëve, shpjegohet me faktin se niveli i notave të marra nuk ka qenë i lartë.

 

Per te pare tabelen e pikeve duhet te klikoni mbi: PDF

© Panorama.al

Te lidhura