Pezullohen pushimet vjetore në Trepçë, Drejtori i Minierës: Kemi mungesë të fuqisë punëtore

Aug 27, 2024 | 16:40
SHPËRNDAJE

Drejtori i Minierës në Stantërg, Shyqyri Sadiku, e ka konfirmuar për Gazetën Express, se është marrë vendim që të pezullohen përkohësisht pushimet vjetore të punonjësve.

trepca-1111-600x360

Mirëpo ai tha se nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

“Pushimet vjetore janë pezulluar për një kohë të caktuar deri ta bëjmë realizimin e planit, nuk është gjendje e jashtëzakonshme, s’ka të bëjë, se dihet në cilat raste shpallet gjendja e jashtëzakonshme.”

Kur u pyet se deri kur do të pezullohen pushimet ai tha se “do ta shohim, s’do të thotë deri në nëntor”.

“Kemi mungesë të fuqisë punëtore kah shtatori. Edhe në gusht kemi pasë”, shtoi ai.

Minatorët grevuan pasi nuk iu dolën pagat për dy muaj. Ata iu kthyen punës pasi Qeveria ndau 4 milionë euro për ta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura