Përuron një shkollë, Berisha: Arsimi, përparësi

Sep 19, 2012 | 9:35
Berisha gjate perurimit te nje shkolle

Kryeministri, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një tjetër përurim shkolle, në Farkë, ku ka përuruar shkollën “Mjull Bathore”.

Kreu i qeverisë, duke e cilësuar arsimin si përparësinë e përparësive, tha se 91% e nxënësve që mbarojnë ciklin 9-vjeçar, shkojnë në shkolla të mesme. Berisha tha se sot operojnë  256 shkolla në arsimin parauniversitar, duke shtuar se, gjatë qeverisjes së tij është trefishuar numri i studentëve.

Kryeministri premtoi se brenda 3- vjeçarit të mandatit tjetër, do të ketë një infratrukturë tërësisht të re në shkolla.

Kryeministri bëri edhe një panoramë të investimeve të qeverisë në këtë zonë, ku tha se janë ndërtuar mbi 50 km rrugë dhe 14 ujësjellsa.

© Panorama.al

Te lidhura