Jo të gjithë këtë verë kanë treguar fizikun seksi në plazh, ndoshta për shkak të moskurimit të linjave të tyre. Këtë radhë sjellim dy personazhe të ”Big Brother” Petrit Bylykbashi dhe Tatiana Sandei, të cilët edhe pse kanë kile të tepërta, nuk kanë ngurruar të shijojnë pushimet gjatë sezonit veror. Të dy personazhet, të pakompleksuar, janë zhveshur edhe pse nuk disponojnë një fizik seksi… Por ama ajo që i bashkon është një lloj simpatie që kanë krijuar në publik, që kur vendosën të bëhen pjesë e një reality
show si “Big Brother”. Petriti, djali i gjatë, që vinte nga Prishtina, na ka mbetur në mendje si dashamirës i pikturës dhe madje shumë i talentuar, ndëkohë që pak ditë më parë na rrëfeu që do bëhej baba, një gjë e papritur edhe për të, por gjithsesi shumë e këndshme. Nga ana tjetër, Tatjana mbahet mend si vajza italiane që fliste perfekt shqip dhe që i donte shumë shqiptarët.











