Petriti i “BB4” po pret të bëhet baba. Gjininë e fëmijës ende nuk e kanë mësuar, por ai nuk dëshiron të bëjë publike as identitetin e vajzës me të cilën është lidhur. Martesën e kanë lënë pasi të rritet fëmija, ndërsa shtatzaënia ka qenë e rastësishme. Ja se çfarë rrëfen për suplementin tonë Petrit Bylykbashi…
Petrit si kalon këtë kohë, me çfarë je duke u marrë?
Mua më ka hipur gruaja në qafë, se së shpejti do të bëhem baba dhe më thotë që të mos ”çmendem”, siç e kam zakon unë.
Pse je martuar?
Jo nuk jam martuar ende, pas lindjes me kismet.
Me kë ke krijuar lidhje apo nuk do ta bësh publike?
Aman, jemi në stres dhe nervozë për shkak të shtatzënisë, nuk dua ta bëj publike njëherë, kur të qetësohet pak situata ndoshta.
Edhe sa muaj bëhesh baba?
Tani shoqja ime është në muaj të katërt të shtatzaënisë, ka kohë.
Ka qenë shtatzëni e planifikuar apo e rastësishme?
E rastësishme, të ishte e planifikuar do kishte qenë më ndryshe.
Sa kohë je në lidhje me atë vajzën?
Ka 6 muaj që jemi në lidhje.
Pas lindjes do martoheni? Keni vendosur ndonjë datë apo ende jo?
Jo nuk kemi vendosur ndonjë datë, por diku pas nja 6-7 muajsh pasi të lindë fëmija. Kur të vendosim për martësë do të bëhet nami, se pa bërë një hallakatje të madhe, unë nuk martohem (qesh).
Gjininë e bebes e dini?
Jo!
Bashkëjeton me partneren?
E kemi diskutuar si çështje dhe mendoj që shumë shpejt do të fillojmë bashkëjetesën.
BLERAND REXHEPI











