15 dite burg per nje te peshtyre ndaj portetit te presidentit rus Vladimir Putin. Kjo ka ngjarje ne Rusi, kur një gjykatë ruse ka dënuar me 15 ditë burgim një aktivist të opozitës, i cili ka pështyrë portretin e Putin.
Dmitri Karujev, 20 vjeç, është shpallur fajtor për “shkelje të rendit publik” dhe “shprehje të mosrespketit për shoqërinë”, derisa ka marrë pjesë në një protestë, në prag të inaugurimit të Putinit më 7 maj.
Karujev, anëtar i Lëvizjes “Një tjetër Rusi”, është arrestuar teksa organizonte protestën jashtë zyrës së partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, në qytetin Çeboksari – rreth 660 kilometra në jug të Moskës. Ai ka thënë se ka teshtirë dhe jo pështynë në portretin e Putinit.











