DURRËS- Trupi i nje personi, ende të paidentifikuar është gjetur në detin e Durrësit.
Sipas policisë, trupi i pajetë, në gjendje të dekompozuar është gjetur nga ekuipazhi i një anijeje peshkimi.
Sapo kanë diktuar kufomën, ata kanë njoftuar policinë, e cila ka nisur menjëherë hetimin për identifikimin e trupit dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. Kufoma është gjetur në një distancë rreth 1 milje larg bregut.
© Panorama.al












