TIRANE- Miq dhe familjarë kanë përkujtuar sot 5- vjetorin e ndarjes nga jeta të një prej themeluesve të PD-së dhe intelektualeve te shquar te Shqiperise, Gramoz Pashko.
Ne fjalen e tij ne kete perkujtimore, kryeministri Sali Berisha, e quajti një nga intelektualët e dalluar të këtij kombi.
“Të gjithë ne humbëm një pjesë të jetës sonë. Një mik është gjithmonë një pjesë e ëmbël në jëtën e gjithësecilit, i tillë ishte Gramoz Pashko”- tha kryeministri në fjalën e tij, ku ndër të tjera vlerësoj figurën dhe veprën e Pashkos.
Duke iu drejtuar miqve dhe familjarëve, kryeministri tha se, Pashko ka lënë kujtime e vepra të pashlyeshme.
Gramoz Pashko humbi jetën 5 vite më parë, ku një helikopter ushtarak qe po e transportonte atë në drejtim te Barit te Italise ra në det, ne nje perpjekje te fundit per t’i shpetuar jeten pas aksidentit ne një nga plazhet e Himarës.
© Panorama.al











