Kryeministri, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në përurimin e tunelit të Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës.
Sipas kryeministrit Berisha, në këtë tunel janë investuar rreth 100 milionë lekë, duke i dhënë kështu tunelit pamjen që Vlora meriton.
Gjatë fjalës së tij kryeministri u ndal edhe tek investimet e tjera që qeveria e tij ka bërë në qytetin bregdetar, duke theksuar se janë shtruar rreth 300 km rrugë në këtë qytet.
Berisha tha se objektiv për këtë sezon mbetet shpallja e Vlorës “Perlë e Mesdheut”. Kreu i qeverisë u premtoi vlonjateve edhe një shëtitore të re, punimet për të cilin do të nisin së shpejti.
© Panorama.al











