Me favoritet Brazilin dhe Argjentinën jashtë turneut, Uruguai e ka rrugën e hapur për të hyrë në historinë e Kupës së Amerikës. Nëse ata do të kalojnë në gjysmëfinale Perunë, i hapet rruga për të fituar titullin e 15. Kombëtarja e Montevideos e ka ngritur bashkë me Argjentinën 14 herë kupën kontinentale. “Në ndeshjen e nesërme në La Plata do të kemi një kundërshtar më shumë se të rrezikshëm. Por ky nuk është një justifikim për t’u përdorur në rast humbjeje. Ne jemi të vendosur për të shkuar në finale”, – tha trajneri Tabarez. Skuadrës së Diego Forlanit do t’i mungojë për shkak dëmtimi mbrojtësi Mauricio. Ai ka pësuar një tërheqje në këmbën e majtë, ndërsa Perezi do të jetë një tjetër mungesë, për shkak të kartonit të kuq që mori në çerekfinale me Argjentinën. Kavani dhe Godin janë ende në dyshim, ndërsa Sebastian Koates rikthehet në ekip pas pezullimit.











