Përplasje në Kuvend/ Ina Zhupa i afrohet Niko Peleshit: Gruas tënde i thua ruse? Deputeti i PS: Kërko falje

Dec 5, 2024 | 12:49
SHPËRNDAJE

Pas deklaratave të deputetes Ina Zhupa, e cila iu drejtua me fjalë fyese Erion Braçes, grupi i PS ka kërkuar ndërprerje të seancës derisa deputetja e PD të kërkojë falje.

zhupa peleshi

“Kërkoj që kjo seancë të ndërpritet derisa deputetja të kërkojë ndjesë publike. Ne këtu nuk përfaqësojmë vetëm veten tonë apo familjen tonë, por ne këtu përfaqësojmë edhe moralin e shoqërisë”, tha Peleshi.

Zhupa: Gruas tënde i thua ruse ti?

Spriopali: Zonja Zhupa mos iu afroni deputetit Peleshi, nuk ka kuptim kjo gjë.

Si nisi debati?

Kujtomë që në nisje te parlamenti pati një debat mes Ina Zhupës dhe Erion Braçes, ku ky i fundit e quajti deputeten e PD “ruse”.

Zhupa: Ju që ngritët një komision gjoja për propagandën e Rusisë dhe të Kinës, tani po e përdorni pse media shfaq që komunikate e policisë është e rreme, që i jep zë dëshmitarëve dhe del ai zotëria dhe thotë duhet të cohën mediat dhe gazetarët për ndjekje penale. Kërkesa ime ndaj jush është që meqë u shfaq në publik pse e donit komisionit për dezinfomim dhe si do ta përdorni gjatë fushatës për mediat që bëjnë lajme që nuk shkojnë me vijën tuaj, hiqni dorë mbylleni komisionin, njoftoi ndërkombëtarët ta shohin që ajo që thamë në doli. Këta duan të persekutojnë mediat të cilat nuk e cojnë ujin tek qeveria.

Braçe: Si mund ta lë pa replikë, kur kjo mediat i di rubinete. Media që nuk cojnë ujë tek qeveria, unë di që uji mbahet o në kanale o në tuba, nuk mbahet në media. Në media mund të pihet. Megjithatë e dashur kryetare mos u lyej me parfum, e dyta pri thonjtë se është shfaqej e huaj të vish në parlament. E dyta, në asnjë sekondë, në asnjë moment të mbledhjes së djeshme të Komisionit të Posaçëm nuk kam kërkuar që të hetohen media apo gazetarë. Kam thënë që duhet të hetohet krimi, të mbahen përgjegjës autorët. Kam kërkuar dhe do ta kërkoj që autoritet të hetojnë dizinformimin që ka një qëllim të qartë politike, ti je një nga ato që duhet të hetohesh për dezinformim, që ti nuk di të lexosh unë këtë e di, por që nuk dëgjon është problem tjetër. Ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse.

LEXO EDHE: 

“Më dukesh si ruse, por nuk je e tillë”- Braçe ironizon deputeten e PD: Priji thonjtë se është shfaqje e huaj, mos u lyej me parfum…

Më pas u përgjigj Ina Zhupa, e cila iu drejtua duke i thene: Nuk e di kush ta jep të drejtën që të më quash si ruse, sepse unë nuk ja jap vetes të drejtën të të quaj kone edhe pse të quajnë të gjithë. Nga ana ime, nga unë vij, fëmijët i trajtojmë me respekt dhe kur futen në çështje të të mëdhenjve ne kemi një shprehje dhe i themi: O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja. E meriton plotësisht.

LEXO EDHE: 

“O Erion t’u rrit boja, sa shumë m** të ha goja”- Braçe e quajti ruse, Zhupa i përgjigjet deputetit të PS! Ligjvënësi socialist: Fytyrë e keqe, mbaje gojën…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura