
Debat në Komisionin e Jashtëm mes deputetes dhe zëvendësministrit.
Kreu i Ballit: Keni gjithë jetën që na thoni ulu këtu e ulu aty.
Pas deklaratave të kryetarit të PS-së Edi Rama, se ballistët gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë qenë palë me gjermanët dhe se hanin pula, Partia Socialiste vazhdon debatin me Partinë e Ballit Kombëtar. Dje në Komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme, deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade ka debatuar me kryetarin e Partisë Balli Kombëtar, njëherësh zëvendësministër i Transporteve, Adriatik Alimadhi. Shkak për diskutimet ka qenë vendi në të cilin do të ulej Alimadhi, që përfaqësonte Ministrinë e Transporteve. Zëvendësministri është ulur në njërën prej karrigeve të deputetëve demokratë që mungonin, pasi vendet e specialistëve ishin të zëna.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











