JANINE- Nje person humbi jeten dhe 5 te tjere mbeten te plagosur kur autobusi me targa shqiptare qe bente rrugen Fier- Athine u perplas me nje kamion.
Sipas te dhenave te policise, ngjarja ndodhi gjate nates ne rrugën kombëtare Janinë-Artë, në afërsi të fshatit Terovo.
Te lenduarit u transportuan me urgjence ne spitalin e Janines, nderkohe qe nje person humbi jeten. Ai dyshohet te kete qene shoferi i dyte, ose fatorinoja dhe sipas policise greke ai eshte identifikuar si Altin Paja, baba i dy fëmijëve
Ne vend u derguan 6 autoambulanca, qe ndihmuan pasagjeret e demtuar te mjekoheshin.
Nderkohe qe nje grup ekspertesh ne vendin e ngjarjes nisen hetimet per te zbardhur gjithe sa ka ndodhur dhe per te zbuluar shkakun e aksidentit.
© Panorama.al











