BUENOS AIRES- Video► | Të paktën 49 persona kanë vdekur dhe 600 të tjerë janë plagosur nga përplasja e një treni udhëtarësh në një stacion të Buenos Airesit në Argjentinë.
Raportohet se treni është përplasur në një barrikadë në fund të platformës, ndërsa po lëvizte në 20 kilometra në orë, duke shkaktuar prishjen e pjesës së përparme të motorit dhe vagonat që barte nga pas.
Autoritetet mendojnë se një defekt në sistemin e frenimit të trenit, ëhstë bërë shkak për përplasjen, megjithatë hetimet për zbulimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik, vazhdojnë.
Mediat vendase raportojnë për dhjetra qindra njerëz që ndodhen ende nën rrënoja.
Në shtator të viti 2011, 11 njerëz patën vdekur dhe 200 qenë lënduar kur një tren u përplas me një autobus në Buenos Aires.
© Panorama.al











