Përplasen makinat, ambasadori holandez dhe deputeti PS

Feb 17, 2012 | 15:56

BULQIZE- Makina e ambasadorit holandez ne vendin tone eshte perplasur me automjetin e nje deputeti te PS-se. Aksidenti ka ndodhur ne mesdite ne Fushe Bulqize, e per fat nuk raportohen persona te lenduar.

Sipas te dhenave te para mesohet se ne automjetin e ambasadorit holandez ka qene edhe ai slloven, te cilet jane perfshire ne aksident me automjetin e deputetit te PS-se, Qemal Minxhozi.

Dyshimet e para jane per nje reshqitje ne rrugen e ngrire te njerit prej automjeteve. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkakut te aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura