Një aksident është regjistruar sot (30 nëntor) në Vorë.
Mësohet se në Rrugën Demokracia dy mjete janë përplasur kokë më kokë dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e tyre.
Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital ku po marrin trajtim mjekësor.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al