Deklarata e një senatori nga Zimbabve i ka lënë të gjithë pa fjalë, burra e gra. Duke folur për masat zyrtare që duhen marrë kundër AIDS, ai tha se gratë duhet të detyrohen të lahen më rrallë dhe të qethen qerose për t’u bërë më pak tërheqëse për meshkujt. Senatori Morgan Femai tha në një konferencë se sëmundja është përhapur shumë në vendin e tyre, pasi meshkujt e kanë të pamundur t’u rezistojnë femrave të rregulluara e të veshura mirë. Politikani shtoi se duhen miratuar ligje të reja që t’i detyrojnë femrat të jenë më pak tërheqëse, që meshkujt të shpëtojnë, sipas një raportimi në uebsajtin “Zimbabve e re”. “Propozoj që të miratojmë një ligj që gratë të qethen qerose dhe të mos lahen shpesh, sepse ky është thelbi i problemit”, deklaroi senatori Femai, anëtar i partisë kryesore opozitare “Lëvizja për ndryshime demokratike”.











