Përparim Kabo: Mori fund konspiracioni i madh kundër Gjuhës Shqipe! Adhurim për Petro Zhejin!

Aug 2, 2023 | 19:41
SHPËRNDAJE

Shkenca botërore, më së fundi, pranon se shqipja apo më saktë gjuha që ne flasim, është 6000 vite e vjetër, pra, është gjuhë e origjinës, gjuhë shumë e vjetër apo primordiale, siç shprehej studiuesi Petro Zheji.

perprim-kabo-petro-zheji

Gjuhëtarët tanë me grada, me tituj dhe me “ spaleta” akademike, kanë një jetë që thonë:”Po ku është e shkruar?! S’kemi dokumenta!”
Tani, çfarë do të thonë?

Petro Zheji, që në mesin e viteve ‘70, të shekullit të kaluar, ua dërgoi studimin e tij për vjetërsinë e shqipes dhe tiparet e saj, si dhe për veçoritë motivuese të saj në gjuhë krejt të vjetra, si sanskrishtja,” gjeneralët “ e akademisë, me yshtjen nga jashtë, e sulmuan. I prishën familjen, por ai nuk u dorëzua, e ngarkuan me aq punë me përkthime në shtëpinë botuese, sa ai flinte vetëm katër orë në natë, e gjithë kjo, me qëllim që të hiqte dorë për pamundësi fizike nga puna me shqipen…

Ai u vetëshpall “ i çmendur”, vetëm që ta linin të qetë në punën e tij prej dishepulli të mendimit. Më në fund, ai shkroi dhe botoi librat e tij.
Atje është shkenca e mendimit mbi gjuhën shqipe dhe vjetërsinë e saj. Ç’është thelbi simbolik i mendimit që shprehet me fjalë?
Ç’është algoritmi simbolik dhe ai logjik?
Pse streha e gjuhës është fryma?

Si motivohen fjalët dhe ç’është sistemi i motivimit të tyre?
Si lindi kozmologjia dhe ç’është roli mesianik i shqipes? Cilët janë operatorët e lirë të shqipes dhe si shpjegohet në të gjitha besimet fetare krijimi i gjithësisë?
Cilat janë dy fjalët kyçe të shqipes, që japin çelësin e shpjegimit në të gjitha gjuhët e botës për aktin e krijimit si një ndarje, mes zotit dhe njeriut?
Edhe një shpjegim këtu, për disa “ gjeneralë” të gjuhësisë, që duan ta zbehin teorinë e Petros, kur thonë se ai bën shpjegim fetar të gjuhës.
Jo, more “ gjeneralë”, jo!
Botëkuptimet e para njerëzore , në të gjithë popujt dhe racat, kanë qenë kozmologjike, si shpjegime mitologjike ose fetare, pra, në atë agim , ato fjalë që përdoreshin, i takonin atij lloj mendimi dhe niveli arsyetimi.

Gjuha si mendim, komunikim , reflektim dhe kujtesë, si kulturë e filozofi spontane por, edhe si psikologji primitive e të menduarit, si inteligjencë primitive…, është përpara gjuhës si shkencë, me fonetikë, sintaksë dhe morfologji , apo me rregulla drejtshkrimore.
Nëse duam të zbulojmë origjinën, duhet të shkojmë në ato kohëra, në ato nivele dhe në atë shkallë të menduari.
Format arkaike të konservuara, janë fosilet e gjalla, që duhen studiuar…!
Petro Zheji i dashur…,
Shkenca botërore, pas kaq dekadash, erdhi në përfundimet e tua. Ti besoje, kur më thoje:” Do vijë një ditë që ata do e pranojnë se shqipja është gjuhë e fillesës…”
Adhurim për ty, Petro Zheji!
P.Kabo. 1 gusht, 2023 !/360 grade

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura